fbpx
Takimi me përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve

Takimi me përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve

 

Komandanti i Njësisë së Komunikacionit Rrugor dhe komandanti i stacionit të policisë në Shtërpcë i kanë thirrur në takim përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve.

I pranishëm në këto takime ka qenë edhe z. Skender Kuka , Menaxher për mirëmbajtjen e rrugëve për rajonin e Ferizajt nga Ministria Infrastrukturës . 

 

Takimet janë mbajtur me datën 20.11.2024 dhe ështëdiskutuar situata e sigurisë në komunikacionin rrugor nërajonin e Ferizajt, e cila është vlerësuar e mirë. 

Veç aksidenteve me dëme materiale dhe aksidenteve me lëndime trupore, nga muaji shtator e deri më tani nuk ka ndodhur asnjë aksident me fatalitet, ndërsa janë shtuar aktivitetet e policisë në parandalim të aksidenteve në rrugë. 

 

Është paraqitur nevoja që të sensibilizohen dhe të udhëzohen shoferët e automjeteve për fillimin e sezonit të dimrit, që ti ndërrojnë gomat e veturës nga ato të verës në të dimrit dhe tëkenë kujdes në komunikacionin rrugor, në motin me ngrica dhe reshjeve të dëborës.

 

Temë kryesore e këtyre takimeve ishte mirëmbajtja e rrugëvelokale dhe rajonale, apo magjistrale gjatë sezonës dimërore. Gjithashtu vëmendje e veçantë ju ka kushtuar eliminimit tëbarrierave që paraqiten gjatë kësaj kohe skaj rrugëve, si mbyllja e kanaleve atmosferike dhe rrjedhja e  ujërave të zeza që mund të krijojnë ngrica në rrugë. Kurse policia ka kërkuar nga kompanitë që ti kushtohet vëmendje më e madhe rrugëve që kalojnë nëpër zonat malore, sidomos rrugëve rajonale , Shtërpcë-Prevallë , Shtërpcë- Brezovicë, Kaçanik- Glloboçicë, Ferizaj-Jezercë dhe Shtime-Carralevë.

 

Përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve kanëthënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për sezonin e dimrit dhe se automjetet borëpastruese do të jenë rregullisht në rrugëpër të siguruar qarkullimin e lirë të trafikut.

 

Kësisoj edhe menaxhmenti i stacioneve të policisë , Ferizaj, Kaçanik , Hani Elezit dhe Shtime do të takohen me përfaqësuesit e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve dhe ti koordinojnë aktivitetet e tyre.


Discover more from Festina

Subscribe to get the latest posts sent to your email.


Discover more from Festina

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading