Policët e stacionit në Shtime kishin pranuar një informatë se një person me datën 15
08.2024 në një aheng familjar në Shtime kishte shtënë me armë zjarri dhe policët kishin arritur të identifikonin të dyshuarin, mirëpo ai ishte jashtë Kosovës.
Ndërsa me datën 29.11 2024 policia ka pranuar informatën tjetër se i dyshuari i kësaj ngjarje është kthyer në shtëpi.
Hetuesit policor kanë shoqëruar në stacionin e policisë të dyshuarin D.SH (M/K) i moshës 32 vjeçar dhe pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është inicuar rasti penal ” Përdorim të armës së zjarrit dhe mjetit të rrezishëm ” & “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve “ dhe i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e zjarrit ( pistoletë), me të cilën dyshohet se e ka përdorur në rastin e përmendur më lart.
