fbpx
Ndahet nga jeta Dr. Abaz Beqa

Me dhembje e pikëllim të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të mjekut nga plejada e parë e mjekëve ferizajas, bashkëqytetarit tonë shembullor, mjekut të shquar, Dr. Abaz Beqa.

Dr. Abazin, Ferizaj dhe gjithë Kosova do ta kujtoj për profesionalizmin e tij të rrallë, dijen e tij të çmueshme, shembullin që la pas vetes me vlerat profesionale e atdhetare. Jeta e tij, ishte përpjekje për të mirën e përgjithshme, të cilës iu përkushtua me devotshmëri, korrektësi e fisnikërinë që e shquante.

Dr. Abazi – “Nderi i Qytetit të Ferizajt” do të mbetet i pavdekshëm në kujtesën e ferizajasve për shërbimin që i bëri qytetarëve dhe modelin e punonjësit të përkushtuar shëndetësor që la pas vetes.

Ngushëllime familjes Beqa, kolegëve – mjekëve e punonjësve shëndetësor në Ferizaj e më gjerë, miqve e të njohurve të të ndjerit. U prehtë në paqen e parajsës së paskaj, shpirti i tij!

Agim Aliu


Discover more from Festina

Subscribe to get the latest posts sent to your email.


Discover more from Festina

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading