FER VOLLEY – SKENDERAJ 3:2
Besuam edhe atëher kur të gjith na llogaritën të dorëzua, mirnjohje maksimale për këto vajza pasi edhe pse në situata kritike fjala dorëzim në mesin ton nuk egzistoj as për edhe një sekond të vetëm!
Faleminderit Ferizaj për përkrahjen pasi padyshim na dhuruat shpirt në momentet vendimtare.
Jemi jashtëzakonisht të lumtur për këtë rikthim fantastik pasi pas një sezone fantastike ku ekipi nuk kishte asnjë humbje në sezonën vjeshtore na duhej me patjetër një ndeshje e tillë, një fitore e tillë.
Gjithashtu MVP e kësaj ndeshje u shpall Dhurata Sylejmani e cila jo vetëm në këtë ndeshje po gjatë gjith sezonës ka treguar paraqitje fantastike. Por nuk duhet harruar aspak kontributi i të gjitha vajzave si,Valmira Amela që ishin të jashtëzakonshme sot si në performancë në fushë ashtu edhe në motivim të ekipit. Gjithashtu Aneta Jada Ehize Gresa si dhe Yllka të jashtëzakonshme në momentet vendimtare.
Përgëzime patjetër për kundërshtarin pasi zhvilluan ndeshje afër perfeksionit por kësaj rradhe ishte e destinuar për ne, ne padyshim se do të shihemi në ndeshjet e rradhës dhe do ti sjellim sportit të volejbollit ndeshje të tilla fer dhe korrekte.
Krejt për fund faleminderit faleminderit jashtëzakonisht shum për të gjith njerëzit që besuan në projektin tonë dhe që po na mbështesin pa rezerva.
