fbpx
Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor


Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy raste tëndara, në dy lokale ishin kryer vjedhje.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të policisë, policët e rendit dhe hetuesit e stacionit të Ferizajt, të cilët pas një pune intensive në terren, në bazë të shikimit të kamerave të sigurisë kanë identifikuar të dyshuarin E.D ( M/K) i moshës 58 vjeçar,  të cilin në një bodrum të një banese në rrugën ‘’12 Qershori ‘’ në Ferizaj e kanë arretuar , ndërsa janë arrestuar edhe dy persona tjerë : E.N ( M/K) i moshës 31 vjeçar dhe U.E ( M/K) i moshës 42 vjeçar, të cilët kanë penguar zyrtarët policor, derisa kanë arrestuar të dyshuarin E.D.

Tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit të tyre nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit të shtetit, personat : E.D dhe E.N janëndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa U.E është liruar për procedurë të rregullt hetimore.


Discover more from Festina

Subscribe to get the latest posts sent to your email.


Discover more from Festina

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading