fbpx
Komuna e Hanit të Elezit mbështet OVL UÇK me logjistikë!

Komuna e Hanit të Elezit mbështet OVL UÇK me logjistikë!

Sot, mirëprita Kryetarin e sapozgjedhur në krye të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Han të Elezit, z.Mexhit Dernjani, Nënkryetarin Mevlud Brava, si dhe Sekretarin Nusret Bushi.

Kryetarin e OVL UÇK-së e urova për pozitën e marrë dhe iu shpreha gatishmërinë time të plotë për të bashkëpunuar dhe për të qenë krah tyre në këto ditë lirisë, ashtu siç ishim krah njëri tjetrit dikur si shokë lufte e më pas edhe shokë pune si pjesë e TMK-së.

Në këtë takim të parë me kryesinë e re, u dakorduam që një nga zyret te Qendra e Kulturës “Imri Curri” të i jepet në shfrytëzim OVL UÇK-së, ku do të kenë hapësirën e tyre me të gjitha kushtet e përshtatshme për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre.


Discover more from Festina

Subscribe to get the latest posts sent to your email.


Discover more from Festina

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading