fbpx
Rruga magjistrale Ferizaj- Prishtinë, rrugë në kompetencë të Qeverisë e mbetur për vite pa asnjë investim

Rruga magjistrale Ferizaj- Prishtinë, rrugë në kompetencë të Qeverisë e mbetur për vite pa asnjë investim, aspak dinjitoze si hyrje e kryeqytetit ekonomik të Kosovës – Ferizajt e padrejtësi e madhe kundrejt kontributit që jep Ferizaj për arkën e shtetit.

Ky projekt filloi më 21 Janar 2021 u ndërpre për tu riprojektuar e rishpallur e pas 4 viteve, më në fund po merr drejtimin drejt realizimit, si rrjedhojë e kredimarrjes prej 16,4 milionë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Me gjithë dëmet e pakompensueshme për qytetarët e bizneset që solli mosinvestimi për vite në përfundimin e këtij projekti, ky investim është i mirëpritur e tejet i nevojshëm për qytetarët dhe ekonominë e Ferizajt.

Urojmë të jetësohet sipas planit dinamik kjo vepër infrastrukturore!

Falënderim BERZH-it dhe MMPHI-së për mbështetjen e këtij projekti!


Discover more from Festina

Subscribe to get the latest posts sent to your email.


Discover more from Festina

Subscribe now to keep reading and get access to the full archive.

Continue reading